Lakra Brukseli me Rrush te Freskët
Recipe by Rozafa
Course: SaladsDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
15
minutesCooking time
20
minutesIngredientët
1 kg lakra brukseli
kripë + piper
¼ filxhan pisha
¼ filxhan arra
1 filxhan rrush i bardhe
1 filxhan rrush i zi
1 lugë gjelle timo
¼ filxhan vaj ulliri
Aceto balsamico kremoz
Përshkrimi
- Para se të përgatisim lakrat e brukselit ngrohim sobën (duke lënë brenda tepsinë ku do ti pjekim) në temperature 220°C.
- Ndërkohë mënjanë pastrojmë lakrat, duke i hequr fletët e para, i presim në dy pjesë dhe i përziejmë me kripë, piper, vaj ulliri, aceto balsamico, timo dhe i hedhim në tepsinë e furrës që kemi ngrohur në 220°C
- Përpiqemi ti kthejmë në mënyrë që ana e prerë të prekë sipërfaqen e tepsisë qe të formoji atë karamelizimin e kripur i cili do të bej diferencë dhe i pjekim për 10 minuta.
- Pas kësaj e ulim temperaturën e furrës në 200°C dhe i lëmë 10 minuta të tjera
- Në momentin që është plotësuar koha (10+10minuta) shtojmë thërrmuara, pishat, rrushin e prerë në dy pjesë dhe i përziejmë me kujdes.
- rikthejmë në furre për 10 minuta të tjera dhe pasi i nxjerrim nga furra i hedhim në një enë dhe i spërkasim përsëri me pak kripë dhe aceto balsamico kremoz.




