Mish Pule, Pjata Kryesore

Gjoks Pule me Rozmarinë dhe Rrush të Freskët

0 comments

Gjoks Pule me Rozmarinë dhe Rrush të Freskët

Recipe by Rozafa Course: MainDifficulty: Medium
Servings

6

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

30

minutes

Ingredientët

  • 4 4 gjoks pule

  • 1 lugë gjelle 1 hudhra pluhur

  • Lëkura e një limoni

  • 4 lugë gjelle 4 vaj ulliri

  • 1 fetë e hollë 1 gjalpë

  • ¼ filxhan ¼ verë e bardhë

  • 4 lugë gjelle 4 aceto balsamico

  • 1 lugë çaji 1 mjaltë

  • 1 filxhan 1 rrush i bardhë

  • 1 filxhan 1 rrush i zi

  • 2 2 qepë të kuqe

  • Lëngu i një limoni

  • 4 degë të vogla 4 rozmarinë

  • Kripë + piper

Përshkrimi

  • Në fillim pastrojmë mishin e pulës, e kullojmë, e presim në dy pjesë secilin gjoks pule dhe e përziejmë mirë me erëzat e mësipërme (kripë, hudhra pluhur), dhe pas kësaj e skuqim në një enë ku kemi shkrirë më parë gjalpin dhe vajin duke e kthyer nga të gjitha anët.
  • Kur mishi të jetë skuqur disi e shuajmë me pak verë, presim sa vera të avulloji dhe pas kësaj shtojmë mjaltin e përziejmë mirë dhe pas kësaj e lëm të pushoj.
  • Mënjanë në një tas mesatarë përziejmë mirë kokrrat e rrushit e prera në dy pjesë dhe qepët e kuqe të prera në feta të holla, pak kripë, piper, vaj ulliri dhe rozmarinën.
  • Përzierjen e shtojmë rreth e rrotull mishit të cilin e kemi vendosur në tepsinë ku do ta pjekim, shtojmë pak aceto balsamiko, lëng limoni, spërkasim mishin me pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta derisa mishi të gatuhet plotësisht dhe lëngu të shteroji. Pas kësaj e servirim menjëherë duke përftuar një shije shumë të veçantë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*