Ingredientët:
- ¾ filxhan qumësht arre kokosi
- ¼ filxhan lëng limoni jeshil
- 200 ml vaj arre kokosi
- 3 kokrra vezë
- 120 ml kos
- 2 filxhan sheqer i bardhë
- 1 lugë gjelle fara lulëkuqe
- 3 filxhan miell për ëmbëlsira
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji sodë buke
- Për kremin me Limon:
- 250 gram djathë philadelphia
- ½ filxhan sheqer pluhur
- 2 – 3 lugë gjelle limon
- Lëkura e një limoni
- Fara lulëkuqe për zbukurim
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë vajin e arrës së kokosit me sheqerin me ndihmën e një rrahëse dore për 2 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, kësaj mase I shtojmë kosin, qumështin e arrës së kokosit, lëngun dhe lëkuren e grirë të limonit duke i përzier vazhdimisht.
Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë, sodën e bukës dhe farat e lulëkuqes, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar të cilin e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
Nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 45 – 50 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur fillojmë zbukurimin.
Për zbukurimin rrahim djathin philadelphia me sheqerin pluhur, lëngun dhe lëkurën e limonit derisa të përftohet një masë e holle por disi e dendur me të cilën lyejmë sipërfaqen e kekut dhe për pjesën tjetër të dekorit I mbetet fantazisë tuaj.




