Embelsira

Akullore me Kos dhe Banane

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram kos grek
  • 2 banane të vogla
  • 2 – 4 lugë gjelle mjaltë

Përshkrimi:

Në një mikser mesatarë hedhim bananen e prerë në copa, kosin dhe mjaltin e pas kësaj e bluajmë derisa të përftojmë një masë kremoze.

Masën e përftuar e hedhim nëpër format e vogla dhe e vendosim në ngrije për 24 orë pas së cilave kur i nxjerrim i lëm të pushojnë pak në temperaturë ambienti derisa të lirohen dhe të dalin nga forma pa u dëmtuar.

Kështu përfitojmë një akullore të freskët dhe të shëndetshme jo vetëm për të vegjlit por për të gjithë familjen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*