Ingredientët:
- 1 filxhan grurë
- 2 filxhan sheqer
- ¼ filxhan oriz
- ¼ filxhan fasule
- ¼ filxhan misra te zier
- 100 gram stika
- 100 gram pisha
- 100 gram arra
- 100 gram arra pecan
- 100 gram bajame
- 100 gram lajthi
- 100 gram qiqra të pjekura
- 100 gram fara luledielli të pjekura
- 100 gram boronica të kuqe të thata
- 100 gram rrush i thatë i bardhë
- 50 gram goji berry
- 50 gram thana të thata
- 5 fiq të thatë
- 5 hurma arabie
- 5 kajsi të thata
- 3 feta ananasi të thatë
- 10 karafil të thatë
- 1 lugë çaji kanellë pluhur
- 6 lugë gjelle mjaltë
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mire grurin duke e shpëlare disa herë, pas kësaj e kullojmë dhe e ziejmë bashkë me fasulet, orizin, bajamet, arrat dhe lajthite (këto 3 të fundit i kemi copëzuar mesatarisht)
**Unë zakonisht e ziej në tenxhere me presion duke e mbushur 3 – 4 gisht me uji mbi ingredientët dhe e lë 10 minuta pasi ka mare valë në temperature mesatarisht të ulët.
Pas kanë zier shtojmë përsëri ujë (1 litër psh) e lëm të marë valë dhe vazhdojmë duke shtuar ingredientët e tjerë si: stikat, arrat, bajamet dhe lajthitë e thërrmuara, qiqrat, farat e lulediellit, boronicat, rrushin, fiqtë, hurmat dhe kajsitë e thata dhe të grira mesatarisht si dhe karafilat me kanellën.
I përziejmë mirë të gjitha dhe kur këto të fundit fillojnë të zbuten shtojmë sheqerin duke e përzier vazhdimisht dhe me kujdes.
Kur përzierja e mësipërme është pothuajse gati shtojmë mjaltin e trazojmë me kujdes në temperaturë mesatare dhe kur fillon të krijoj një shtresë ajke në sipërfaqe e kuptojmë që është gati.
Pas kësaj e ndajmë menjëherë nëpër enë duke e përzier herë pas here pasi përbërësit kanë tendencë të rinë në fund dhe lëngu në sipërfaqe (nuk duhet të vonohemi në ndarje pasi fillon të trashet)
Në fund e zbukurojmë sipas dëshirës me kanellë ose me arra.




