Babka e Thjeshtë me Kanellë
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Medium
Servings
6
servingsCooking time
40
minutesIngredientët
3 1/3 filxhan miell
½ filxhan sheqer
6 gram maja e thatë
3/4 filxhan qumësht
3 kokrra vezë
150 gram gjalpë i zbutur
3/4 lugë çaji kripë
200 gram sheqer kane
40 gram gjalp
1 lugë gjelle kanelle
1 majë lugë çaji kripë
Përshkrimi
- Në një tas të vogël ngrohim qumështin i cili duhet të jetë i ngrohtë jo i nxehtë.
- Pas i kemi ngrohur shtojmë majanë e thatë, e përziejmë me kujdes dhe lëm mënjanë për 10 minuta derisa majaja të tretet.
- Ndërkohë që presim majanë, mënjanë përziejmë ingredientët e thatë si miellin me kripën dhe sheqerin.
- Tek kjo përzierje shtojmë qumështin me majanë dhe vezët një nga një, e punojmë mirë dhe kur masë është kapur dhe formuar shtojmë pak nga pak gjalpin të cilin e kemi të zbutur në temperaturë ambienti.
- Pas kësaj brumin e përftuat e vendosim në një ene të cilën e kemi lyer me vaj, e mbulojmë sipërfaqen me një qese kuzhine dhe e lëm të pushoj në frigorifer për 12 orë ose gjithë natën.
- Të nesërmen parasë të përgatisim Babkën lyejmë mirë me gjalpë enën ku do ta vendosim dhe do ta pjekim dhe në fund e spërkasim gjithandej me miell.
- Më pas në një enë mesatare përziejmë mirë sheqerin me kanellën dhe kripën ndërkohë që gjalpin e kemi të zbutur në temperaturë ambienti.
- Nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe e ndajmë në dy pjesë (mua për këtë masë brumi më dolën 2 babka)
- Njërën pjesë e lëm në tavolinën e punës ndërsa tjetrën e mbulojmë me qese dhe e rikthejmë në frigorifer.
- Spërkasim tavolinën e punës me miell dhe fillojmë e hapim brumin duke i lënë një diametër 3 – 4 milimetra.
- E lyejmë gjithë sipërfaqen me gjalpin e zbutur me kujdes duke lënë 2 gisht hapësirë nga anët dhe pas kësaj shpërndajmë gjithandej mbi gjalpin sheqerin më kanelle duke formuar një shtresë të njëtrajtshme
- Pas kësaj fillojmë e mbledhim me kujdes duke formuar një rrole.
- Rrolen e presim me thikë në mes duke përftuar 2 pjesë të cilat i kalojmë njëra poshtë dhe tjera sipër duke formuar një përdredhje dhe me kujdes i vendosim në enën e lyer më parë me gjalpë, e mbulojmë me një pecetë ose qese kuzhine dhe e vendosim në një vend të ngrohtë të dyfishoj masën e saj fillestarë (rreth 2 orë).
- Të njëjtën procedurë ndjekim dhe për pjesën tjetër të brumit.
- Pasi brumi ka dyfishuar masën e tij e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta ose derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë kafe të lehtë.
- Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak dhe pas kësaj e konsumojmë duke përftuar një shije shumë të veçantë.




