Ingredientët:
- 2 kokrra vezë
- 1 filxhan qumësht
- 1 filxhan kos
- 1 filxhan vaj luledielli
- 4 filxhan miell
- 1 majë luge kripë
- 1 lugë gjelle uthull
- 250 gram gjalpë I shkrire
- 400 – 500 gram stika të grira imët
- Për Sherbetin:
- 2 filxhan uji
- 2 filxhan sheqer
- Lëngu i një gjysmë limoni
- ½ filxhan mjaltë
Përshkrimi:
Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.
Në një enë të thellë përziejmë vezët me qumështin, kosin, vajin e lulediellit, kripën dhe uthullën.
Më pas shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe e punojmë mirë me dorë ose me ndihmën e një makine për punimin e brumit, (brumi është gati kur nuk ngjit më në anët e enës).
Brumin e përftuar e ndajmë në 14 pjesë dhe me secilën prej tyre formojmë disa topa të vegjël të cilat i hapim një nga një me ndihmën e një petëze (pec/okllai) me një madhësi mesatare (në varësi të enës ku do të shtrojmë bakllavanë)
Petën e hapur e presim pak anash në mënyrë qe te formohet një petë disi drejtkëndore dhe petëzën e holle e vendosim në pjesën e poshtëme të petës, e kthejmë petën me kujdes mbi petëz dhe në gjithë pjesën tjetër të saj hedhim pa u rezervuar stikat të cilat i kemi grirë më parë shumë imët.
E mbledhim me kujdes duke e ngjeshur pak dhe në fund duke e mbajtur fort petën e nxjerrim shpejtë okllainë, pas kësaj e mbledhim pak me dorë dhe ashtu të mbledhur e vendosim në tepsi.
Pasi i kemi mbaruar të gjitha i presim sipas dëshirës dhe i spërkasim gjithandej me gjalpë të shkrirë (gjalpin e kemi ngrohur në zjarr për pak minuta)
Bakllavanë e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 50 minuta pas të cilave sapo e nxjerrim nga furra hedhim në të shërbetin që e kemi në temperaturë ambienti.
E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që sherbeti të përthithet më së miri.




