Ingredientët:
- 14 peta për bakllava
- 120 gram arra të grira
- 120 gram stika te grira
- 60 gram bajame të grira
- 60 gram susam
- 250 gram gjalpë i shkrirë
- 1 lugë çaji kanellë
- Lëkura e grirë e 1 portokalli
- Për Sherbetin:
- lëngu i 1 portokalli
- 150 gram mjaltë
- 3 lugë gjelle sheqer kaf
- 2 shkopinj kanellë
- 100 ml mjaltë për spërkatje
- 1 lugë çaji lëng limoni
Përshkrimi:
Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.
Ndërkohë fillojmë përgatitjen e bakllavasë ku si fillim marrim 2 petë i spërkasim gjithandej me një furçë kuzhine me pak margarinë dhe pas kësaj shtojmë në të gjithë sipërfaqen arrat, stikat, bajamet dhe susamin.
Pas kësaj fillojmë e rrotullojmë duke e mbledhur me kujdes petën dhe e vendosim në tepsinë që kemi lyer më parë me gjalpë të shkrirë.
Pasi i kemi mbaruar të gjitha i presim sipas dëshirës dhe i spërkasim gjithandej me gjalpë të shkrirë (gjalpin e kemi ngrohur në zjarr për pak minuta)
Bakllavanë e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta pas të cilave sapo e nxjerrim nga furra hedhim në të shërbetin që e kemi në temperaturë ambienti dhe në fund e spërkasim me mjaltë për ti dhënë një aromë dhe shije ndryshe.
E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që sherbeti të përthithet më së miri.
P.S: Petët i shtrojmë dyshe dhe bëjmë gjithsej 7 rrole me nga 2 peta = 14 peta




