Embelsira

Bakllava me Arra (Homemade)

0 comments

Bakllava me Arra (Homemade)

Recipe by Rozafa
0.0 from 0 votes
Course: Dessert
Servings

14

servings
Prep time

45

minutes
Cooking time

5

hours 

Ingredientët

  • 500 gram miell

  • 2 kokrra vezë

  • 2 t ë kuq veze

  • 125 ml qumësht

  • 125 ml kos

  • 125 ml vaj luledielli

  • 1 majë luge kripë

  • 250 gram gjalpë i tretur

  • 400 gram arra

  • 1 litër uji

  • 1 kg sheqer

  • Lëngu i një gjysmë limoni

  • 2 shkopinj kanelle

Përshkrimi

  • Në një enë të thellë përziejmë vezët me qumështin, kosin, vajin e lulediellit, kripën dhe mbi to shtojmë miellin.
  • E punojmë mirë me dorë ose me ndihmën e një makine për punimin e brumit dhe e kuptojmë që brumi është gati kur nuk ngjit më në anët e enës.
  • Pas kësaj e lemë të pushoj minimumi 30 minuta ose 1 orë.
  • Brumin e përftuar e ndajmë në 4 pjesë dhe çdo pjesë e ndajmë në 15 topa të vegjël të cilat i hapim një nga një me ndihmën e një petëze (okllai) kuzhine duke i dhënë madhësinë e pëllëmbës së dorës.
  • Petët i vendosim mbi njëra tjetrën duke i hapur me pak niseshte në mënyrë që mos të ngjisin.
  • Pasi i kemi hapur të 4 pjesët e ndara në 15 petë, marrim 15 petët e para të cilat i kemi vendosur mbi njëra tjetrës dhe i hapim me ndihmën e një petëze kuzhine sa madhësia e enës ku do të bëjmë bakllavanë.
  • Mbi të shtrojmë një shtresë të mirë me arra dhe vazhdojmë duke hapur 15 petat e dyta, një mbulesë me arra, 15 petat e treta, një mbulesë me arra dhe e mbyllim me 15 petat e fundit të hapura mirë sa sipërfaqja e tepsisë.
  • Pas kësaj e presim me kujdes sipas dëshirës dhe shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen dhe në të gjithë hapësirat e prera gjalpin të cilin e kemi shkrirë dhe është shumë i vakët.
  • Në fund e fusim në furre të para ngrohur për 1 orë në 100°C dhe 4 orë në temperaturë 120°C.
  • Menjëherë pasi e nxjerrim nga furra shpërndajmë gjithandej sherbetin të ciline kemi përgatitur më parë dhe është në temperaturë ambienti (gjithmonë sherbeti duhet te jetë i ftohtë dhe bakllavaja e nxehtë ose anasjelltas).
  • Pas kësaj e mbulojmë me një tepsi tjetër dhe e lëm të pushoji minimum për 12 orë por unë do të rekomandoja 24 orë që bakllavaja të ketë përthithur shërbetin plotësisht.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*