Embelsira, Gurabije

Ballokume

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram gjalpë
  • 8 kokrra vezë
  • 1 kg sheqer i bardhe i bluar
  • 1.5 kg miell misri
  • 30 – 50 gram miell gruri
  • 1 filxhan kafe fi

Përshkrimi:

Në një enë të thelle bakri (ose në një rrahëse elektrike) përziejmë sheqerin me gjalpin të cilin e kemi shkrirë në temperaturë të ulët. E punojmë mirë derisa të përftojmë një masë kremoze me ngjyrë pana të lehtë.

Pas kësaj pa e ndaluar rrahjen shtojmë një nga një vezët derisa të miksohen më së miri dhe të përftojmë një masë të njëjtë kremoze tek e cila në fund shtojmë finë (fija është uji që ziejmë hirin i cili lihet të kullojë dhe pasi është ftohur marrim gjysmë filxhani nga uji i kulluar)

Tek masa e përftuar fillojmë hedhim pak nga pak miellin e misrit të cilin e kemi përzier më parë me miellin e grurit dhe e punojmë derisa të përftojmë një masë brumi as të hollë dhe as të trashë por të qëndrueshëm.

Me brumin e përftuar marrim një top të vogël (pa i dhënë formë pasi nuk mund ti japim formë brumit por përpiqemi ta ndajmë në mënyrë përafërsisht të barabartë) dhe e vendosim në tepsinë ku do ta pjekim të cilën e kemi shtruar më parë me letër kuzhine.

Masat e brumit i vendosim larg njëra tjetrës pasi hapen shumë gjatë pjekjes.

I pjekim në furrë te para ngrohur ne 150°C për 40 minuta ose deri sa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë.

Pasi e nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pa i prekur dhe pastaj i konsumojmë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*