Ingredientët:
- 1 kg bizele
- 6 qepë të njoma
- 2 qepë të thata mesatare
- Lëngu i një limoni
- 1 filxhan ujë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 – 3 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ – 1 lugë çaji kripë
- 2 tufa kopërr
Përshkrimi:
Në fillim grijmë hollë qepët e thata bashkë me qepët e njoma dhe I skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë duke I përzier vazhdimisht derisa të zbuten.
Pas kësaj shtojmë bizelet, I trazojmë pak me qepën dhe e mbyllim duke shtuar gotën e ujit tek e cila kemi shtrydhur lëngun e limonit (niveli I ujit duhet të jetë jo më shumë se një gisht mbi bizele në mënyrë që mos të kenë shumë lëng).
Bizelet I lëm të ziejnë (unë zakonisht I gatuaj në tenxhere me presion) dhe pasi kanë marrë valë e ulim temperaturën tek mesatarja dhe i lëm të ziejnë me temperaturë të ulët për 30 minuta.
Pas përmbushjes së kohës e hapim dhe e shikojmë nëse bizelja është gati dhe nëse ka lëng më shumë seç duhet e lëm të shteroj me kapakun e hapur.
Kur bizelet janë gati shtojmë mbi to koperin e grirë imët dhe e përziejmë me kujdes (koperin e shtojmë gjithmonë në fund)




