Ingredientët:
- 140 gram gjalpë
- 200 gram çokollatë e shkrirë
- 1 filxhan kafe qumësht
- 1 lugë çaji nescafee
- 1 filxhan sheqer i bardhë
- 3 vezë mesatare
- 1 lugë çaj ekstrakt vanilje
- ½ lugë çaj pluhur pjekës
- 90 gram miell
- 1 majë luge çaj kripë
Përshkrimi:
Para së gjithash shkrijmë çokollatën në banjë mari ose bashkë me gjalpin në mikrovale, e trazojmë mirë derisa të arrijmë një çokollatë të lëngshme dhe e lëm mënjanë te ftohët pak.
Në një enë të thellë përziejmë mirë me ndihmën e një rrahëse dore sheqerin me vezët dhe vazhdojmë duke shtuar vaniljen dhe çokollatën e shkrirë , i përziejmë mirë të gjitha dhe në fund shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës.
Masën e përftuar e hedhim pak nga pak me kujdes në tepsinë për cupcake ku më parë tek secila prej tyre kemi vendosur një letra kuzhine për cupcake
Tepsinë e vendosim në furrë të para ngrohur 180°C për 10 – 15 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra i lëm të ftohen plotësisht mbi një tel kuzhine.
Pasi janë ftohur pak i spërkasim sipas dëshirës me sheqer pluhur dhe i konsumojmë menjëherë.