Embelsira, Kek

Brownie me Çokollatë dhe Kafe

0 comments

Ingredientët:

  • 140 gram margarinë
  • 200 gram çokollatë e shkrirë
  • 1 filxhan sheqer i bardhë
  • 3 vezë mesatare
  • 1 lugë çaj ekstrakt vanilje
  • ½ lugë çaj pluhur pjekës
  • 1 lugë çaj kakao
  • 90 gram miell
  • 1 lugë çaj nescafe
  • 1 filxhan kafe qumësht
  • 1 majë luge çaj kripë
  • 100 gramë çokollatë për dekor

Përshkrimi:

Para së gjithash shkrijmë çokollatën në banjë mari ose bashkë me margarinën në mikrovale, e trazojmë mire derisa të arrijmë një çokollatë të lëngshme dhe e lëm mënjanë te ftohët pak.

Në një enë të thellë përziejmë mirë me ndihmën e një rrahëse dore sheqerin me vezët dhe vazhdojmë duke shtuar vaniljen, nescafen (të cilën e kemi tretur më parë në një filxhan kafe me qumësht) dhe çokollatën e shkrirë , I përziejmë mirë të gjitha dhe në fund shtojmë miellin, kakaon dhe pluhurin pjekës.

Masën e përftuar e hedhim në një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli dhe kemi shtruar një letër kuzhine.

Në furrë të para ngrohur 180°C vendosim formën e kekut që përgatitëm dhe e pjekim për 20 – 30 minuta. Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht mbi një tel kuzhine dhe në fund e dekorojmë me çokollatë të shkrirë, arra, stika, biskota etje… sipas dëshirës.

Ideale do të ishte të ngrohej në mikrovalë 10 sekonda para se të konsumohet dhe të shoqërohet me një kupë akullore me vanilje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*