Ingredientët:
- 200 gram çokollatë
- 200 gram gjalpë
- 160 gram sheqer I bardhë
- 100 gram miell
- 4 kokrra vezë mesatare
- 1 lugë çaj ekstrakt vanilje
- ½ lugë çaj pluhur pjekës
- ½ lugë çaj kanellë (opsionale)
- 1 majë luge kripë
- 1 – 2 lugë gjelle disarono (opsionale)
- 125 gram çokollatë
- 150 gram pana e ëmbël e lëngshme
- 1 lugë gjelle vaj arre kokosi
Përshkrimi:
Në një enë mesatare shkrijmë çokollatën në banjë mari ose bashkë me gjalpin në mikrovale, e trazojmë mire derisa të arrijmë një çokollatë të lëngshme, shtojmë vaniljen dhe e lëm mënjanë te ftohët pak.
Në një enë të thellë përziejmë mirë me ndihmën e një rrahëse dore sheqerin me vezët dhe vazhdojmë duke shtuar çokollatën e shkrirë, I miksojmë mirë të gjitha dhe në fund shtojmë miellin (të cilën e kemi trazuar më parë me pluhurin pjekës, kanellën dhe kripën).
Masën e përftuar e hedhim në një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli dhe kemi shtruar një letër kuzhine.
Në furrë të para ngrohur 200°C vendosim formën e kekut që përgatitëm dhe e pjekim për 30 minuta. Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak (brownie del i qullët por jo i lëngshëm)
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht mbi një tel kuzhine dhe në fund e dekorojmë me çokollatë të shkrirë.
Ideale do të ishte të ngrohej në mikrovalë 10 sekonda para se të konsumohet dhe të shoqërohet me një kupë akullore me vanilje.




