Embelsira, Kek

Brownie

0 comments

Ingredientët:

  • 140 gram çokollatë e zeze
  • 85 gram gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 200 gram sheqer
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 80 gram miell

Përshkrimi:

Në fillim shkrijmë çokollatën bashkë me gjalpin dhe pasi I kemi shkrirë I lëm mënjanë të arrijnë temperaturën e ambientit ndërkohë që përgatisim pjesën tjetër.

Në një enë mesatarisht të thelle përziejmë mire sheqerin me vezët derisa të përftojmë një masë të njëjtë tek e cila shtojmë më pas vaniljen dhe çokollatën që kemi shkrirë më parë me gjalpin.

Masës së mësipërme I shtojmë në fund miellin dhe e derdhim në tepsinë ku do ta pjekim tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.

Kekun e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 – 25 minuta. Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del me grimca keku (jo I lëngshëm) e heqim dhe e lëm mënjanë të ftohet plotësisht mbi një tel kuzhine.

(Rekomandoj të bëhet në një enë të vogël në mënyrë që mos të dale shumë e hole)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*