Antipasta

Bruschetta me Pjeshka dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 6 – 9 feta buke integrale
  • 125 gram djathë Philadelphia
  • 2 – 3 pjeshka
  • 6 – 9 feta proshutë
  • Kripë + piper + vaj ulliri
  • Aceto Balsamico kremoz             

Përshkrimi:

Presim mesatarisht hollë fetat e bukës dhe i thekim në një thekëse ose i fusim në furrë pasi i kemi spërkatur me vaj ulliri dhe kripë për 10 minuta.

Sapo i nxjerrim nga furra i lëm të pushojnë 1 minutë dhe i lyejmë një shtresë të hollë me djathë Philadelphia, mbi të vendosim në fetë proshutë dhe anash disa feta pjeshkë të prera hollë.

Ne fund e spërkasim me pak piper, kripë dhe aceto balsamico kremoz duke përftuar një bruschetta plot shije e cila shoqërohet në mënyrë të përkryer me një gotë verë të bardhë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*