Ingredientët:
- 1 litër qumësht
- 100 gram sheqer i bardhë
- 3 lugë gjelle miell
- 3 lugë gjelle niseshte
- 2 lugë gjelle kakao
- 2 luge gjele gjalpë
- 2 luge gjelle mjaltë
- 1 majë luge kripë
- 1 lugë çaji vanilje
- 100 gram çokollatë
Përshkrimi :
Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me miellin, kakaon, niseshten, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë, çokollatën të cilën e kemi copëzuar më pare, mjaltin dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos ngjisë.
Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 8 – 10 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.
Pas kësaj e kthejmë me kujdes mbi një pjatë dhe e dekorojmë sipas dëshirës.




