Embelsira, Krem

Buding me Karamel dhe Çokollatë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër qumësht
  • 100 gram sheqer i bardhë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • 2 luge gjele gjalpë
  • 1 lugë gjelle karamel
  • 1 majë luge kripë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • Për Dekor:
  • Çokollatë e Shkrirë
  • Vezë Çokollate
  • Copëza karameli

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

Rreth 5 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle karamel, e përziejmë vazhdimisht derisa të tretet plotësisht.

Pas kësaj e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen derisa gjalpi të tretet.

Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 8 – 10 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.

Para se ta servirim shkrijmë 25 gram çokollatë me ½ lugë çaji vaj arrë kokosi dhe çokollatën e shkrirë e derdhim në pjatën ku do të servirim budingun dukë e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e pjatës, dhe pas kësaj me shumë kujdes nxjerrim budingun nga forma dhe e vendosim mbi çokollatën e shkrirë.

E zbukurojmë me vezë çokollatë (meqenëse këtë ëmbëlsirë e përgatita për pashkët) ose me çokollatë të grirë apo gjithçka tjetër sipas dëshirës.

Një pjatë e thjeshtë, e shijshme dhe super e bukur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*