Ingredientët:
- 1 litër qumësht
- 100 gram sheqer i bardhë
- 3 lugë gjelle miell
- 3 lugë gjelle niseshte
- 2 luge gjele gjalpë
- 2 luge gjelle mjaltë
- 1 majë luge kripë
- 1 lugë çaji vanilje
- 300 gram luleshtrydhe
- 3 lugë gjelle sheqer
- ½ filxhan uji
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe mjaltin, e përziejmë vazhdimisht derisa të treten plotësisht.
Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 8 – 10 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.
Në një enë të vogël ziejmë luleshtrydhet të prera në copa mesatarisht të vogla bashkë me sheqerin dhe ujin, i përziejmë mirë derisa te shterojë një pjesë e lëngut dhe më pas me ndihmën e një blenderi dore e grijmë derisa të arrijmë një masë kremoze.
Pak nga masa kremoze e hedhim në pjatën ku do ta servirim dhe e lëm rreth 5 – 10 minuta në frigorifer sa për tu mpiksur pak, pas kësaj mbi të vendosim kremin të cilin e kemi nxjerrë me kujdes nga forma dhe e zbukurojmë me një luleshtrydhe ne sipërfaqe.
Një pjatë e thjeshtë, e bukur dhe shumë e shijshme për të dashurin tuaj të zemrës dhe jo vetëm.




