Embelsira, Krem

Buding me Vanilje dhe Kumbulla me Verë

0 comments

Buding me Vanilje dhe Kumbulla me Verë

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

6

servings
Koha e Përgatitjes

20

minutes
Koha e Gatimit

40

minutes

Ingredientët

  • 1 litër 1 qumësht

  • 100 gram 100 sheqer i bardhë

  • 3 lugë gjelle 3 miell

  • 3 lugë gjelle 3 niseshte

  • 2 luge gjele 2 gjalpë

  • 2 luge gjelle 2 mjaltë

  • 1 majë luge 1 kripë

  • 1 lugë çaji 1 vanilje

  • 4 4 kumbulla të mëdha

  • Lëkura e një limoni

  • Lëkura e një portokalli

  • 100 gram 100 sheqer

  • 1 shkop 1 kanellë

  • 200 ml 200 verë e kuqe

  • 50 ml 50 port

Përshkrimi

  • Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
  • Rreth 2 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe mjaltin, e përziejmë vazhdimisht derisa të treten plotësisht.
  • Kremin e përftuar e ndajmë nëpër enët përkatëse dhe e lëm të ftohet rreth 60 minuta para se ta fusim në frigorifer ku duhet të qëndroj 8 – 10 orë në mënyrë që të arrij konsistencën e dëshiruar.
  • Ndërkohe përgatisim kumbullat të cilat i kemi larë mirë i ndajmë në dy pjesë, I heqim bërthamën dhe i përziejmë mirë me sheqerin, lëkurën e limonit dhe portokallit, i vendosim përmbys në tepsinë ku do ti pjekim dhe shtojmë verën e kuqe, portin dhe shkopin e kanellës, i mbulojmë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 15 minuta pas së cilave e heqim letrën e kuzhinës dhe i lëm dhe 15 minuta më shume.
  • Pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen plotësisht parasë ti shërbejmë.
  • Krem të cilin e kemi lënë në frigorifer e nxjerrim nga forma me kujdes, e vendosim në pjatën që do ta servirim dhe e dekorojmë me salcën e kumbullave të pjekura me verë, e spërkasim me pak lëkurë limoni ose fistik të grirë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*