Brumra, Bukë

Pitja e Ramazanit

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan ujë i vakët
  • 1 filxhan qumësht i vakët
  • ½ filxhan vaj ulliri
  • I bardhi i një veze
  • 8 gram maja e thatë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 4 – 5 filxhan miell
  • Për Sipërfaqen:
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri 
  • I kuqi i një veze
  • 1 majë luge çaji kripë
  • Susam sipas dëshirës

Përshkrimi:

Në një tas të vogël ngrohim ujin bashkë me qumështin (të dyja duhet të jenë të ngrohtë jo të nxehtë).

Pas i kemi ngrohur shtojmë majanë e thatë, e përziejmë me kujdes dhe lëm mënjanë për 10 minuta derisa majaja të tretet.

Ndërkohë që presim majanë, mënjanë përziejmë ingredientët e thatë si miellin me kripën dhe sheqerin.

Në mes të përzierjes së mësipërme krijojmë një hapësirë të vogël tek e cila hedhim vajin e ullirit, të bardhën e vezës, ujin me qumështin dhe majanë e ardhur tashmë.

I përziejmë të gjitha me kujdes derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshëm i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë dhe e vendosim në një ambient të ngrohtë për 40 minuta derisa të dyfishoj masën e tij fillestare.

Ndërkohë që presim brumin të dyfishoj masën, përgatisim përzierjen të cilën do ta hedhim në sipërfaqen e bukës, ku në një enë të vogël trazojmë ujin me vajin, kripën dhe të kuqin e vezës.

Brumin që tashmë është gati e hapim me kujdes me duar e mbulojmë përsëri me një pecetë dhe e lëm të dyfishoj masën për të dytën herë (rreth 20 – 30 minuta në një ambient të ngrohtë).

Pas kësaj masën që përziemë më parë fusim gishtërinjtë dhe me ndihmën e tyre formojmë disa gropëza të vogla në të gjithë sipërfaqen e brumit duke i dhënë formën e dëshiruar dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 minuta ose derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë kafe të lehtë.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj për pak minuta dhe e konsumojmë të ngrohtë të shoqëruar me gjalpë ulliri, ullinj, ose gjithçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*