Brumra, Bukë

Bukë me 5 Lloj Drithërash

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram mix 5 drithrash
  • 150 gram fara luledielli
  • 150 gram fara lini
  • 50 gram grurë i fryrë
  • 150 gram amaranthos i fryrë
  • 40 gram fara chia
  • 200 gram bajame + 50 gram për dekor
  • 100 gram arra
  • 2 lugë çaji kripë
  • 450 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë

Përshkrimi:

Në një enë mesatarisht të thelle përziejmë mirë miksimin me 5 lloj drithërash, farat e lulediellit, farat e linit, grurin e fryrë, amaranthos e fryrë, farat chia, bajamet, arrat, farat psyllium dhe kripën.

Pasi i kemi përzier mirë shtojmë mbi to 250 ml qumësht, i trazojmë përsëri dhe e lëm të pushoj për 1 orë, pas së cilën e përziejmë dhe një herë tjetër dhe shtojmë një nga një vezët me 200 ml e mbetura të qumështit.

Masën e përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së bukës nga forma.

E dekorojmë sipërfaqen sipas dëshirës me bajame të pjekura dhe drithëra duke i ngjeshur pak me gishtërinj në mënyrë që gjatë prerjes mos të bien.

Piqet ne furrë të para ngrohur 200°C për 50 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Është ideale për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot energji.            

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*