Brumra, Bukë

Bukë me Fara dhe Lajthi

2 comments

Ingredientët:

  • 1 ½ filxhan bajame
  • 6 lugë gjelle fara luledielli
  • 6 lugë gjelle fara kungulli
  • 4 lugë gjelle fara chia
  • 3 lugë gjelle fara lini
  • 1/3 filxhan lajthi
  • 2 lugë gjelle miell arre kokosi
  • 3 kokrra vezë
  • ¾ filxhan qumësht bajame
  • 1/3 filxhan vaj ulliri
  • ½ lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sodë bukë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës

Përshkrimi:

Në një grirës elektrik grijmë mesatarisht 1 filxhan bajame, farat e lulediellit, farat e kungullit, farat chia dhe farat e linit.

Më pas mbi to shtojmë ½ filxhan bajame të plota dhe lajthitë, miellin e arës së kokosit, kripën, sodën e bukës dhe pluhurin pjekës.

Në një enë tjetër përziejmë të gjithë ingredientët e lëngshëm, si vajin, vezët, qumështin e bajames, mjaltin, uthullën dhe kripën.

Ingredientët e lëngshëm i shtojmë tek ato te thatët dhe i përziejmë mirë. 

Masën e përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së bukës nga forma.

E dekorojmë sipërfaqen sipas dëshirës me lajthi të pjekura dhe far kungulli duke i ngjeshur pak me gishtërinj në mënyrë që gjatë prerjes mos të bien.

Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 45 – 50 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak. Është ideale për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot energji.

2 Comments

  1. filxhan caji apo kafeje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*