Brumra, Byrek

Byrek me Beshamel dhe Mish

0 comments

Ingredientët:

  • 2 petë sfoliat + 1 i kuq veze
  • 2 kokrra qepë
  • 4 karota mesatare
  • 2 thelbi hurdha
  • 500 – 700 gram mish vici
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 7 kumbulla të thata
  • 500 ml birrë e zezë
  • 1 gjethe dafinë
  • Për Beshamelin:
  • 100 gram gjalpë
  • 100 gram miell
  • 800 gram qumësht
  • 50 – 100 gram parmigiano i grirë
  • Pak kripë + piper + arrë moskat
  • 1 kokërr vezë

Përshkrimi:

Në një tigan të thellë skuqim me pak vaj ulliri dhe kripë, qepën e grirë me hudhrat, me pas shtojmë karotat e prera në copa mesatarisht të vogla, kumbullat e ndara në dy pjesë dhe mishin e vicit të prerë në copa të vogla.

I trazojmë mirë të gjitha derisa mishi të marri një skuqje të lehtë dhe në fund shtojmë birrën e zezë dhe gjethet e dafinës.

Sigurohemi që pothuajse e gjithë përzierja është e mbuluar me birrë dhe e lëmë të marrë valë, pas së cilës e ulim temperaturën dhe e lëmë të ziej për 2 orë në temperaturë të ulët.

E kuptojmë që mishi është gatuar kur një pjesë e lëngut ka shteruar dhe mbi sipërfaqen e tij është formuar një cipë e hollë yndyre.

Pas kësaj e lëmë mënjanë që të ftohet ndërkohë që përgatisim beshamelin.

Në një enë të thellë shkrijmë gjalpin tek i cili shtojmë miellin  duke e përzier shumë shpejt në mënyrë që mielli mos të formojë kokrra, vazhdojmë duke shtuar pak nga pak qumështin tek i cili kemi përzier më parë vezën, dhe e rrahim gjatë gjithë kohës derisa të përftohet një masë kremoze mesatarisht e trashë.

Tek masa e përftuar shtojmë djathin parmigiano, arrën moskat, kripën dhe piperin, e përziejmë dhe e hedhim në një enë tjetër duke puthitur në të gjithë sipërfaqen e beshamelit një qese kuzhine në mënyrë që mos të formoj një cipë të holle dhe e lëmë mënjanë të ftohet.

Kur mishi së bashku me beshamelin janë ftohur përgatisim mbushjen ku në një tepsi rrumbullake të cilën e kemi lyer më parë me vaj shtrojmë petën e sfoliatit duke e rregulluar me kujdes, mbi të shtojmë beshamelin duke e hapur lehtë me spatul dhe mbi këtë të fundit mishin që kemi gatuar më parë duke e shpërndarë gjithandej (pa lëngun). Në fund e mbyllim me petën e dytë të sfoliatës duke u siguruar që të gjithë anët janë të puthitura mirë.

Sipërfaqen e petës e lyejmë me të kuqin e vezës duke hapur disa shirita mbi të në mënyrë që mos të fryhet shumë gjatë pjekjes

Piqet në furre të para ngrohur 200°C për 50 – 55 minuta derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë kafe të lehtë, pas kësaj e lëmë të ftohet rreth 20 – 30 minuta para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*