Ingredientët:
- Për brumin:
- 700 gram miell
- 2 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 500 ml uji
- Për Mbushjen:
- 1 ½ filxhan çaji kos
- 4 kokrra vezë
- 200 gram djathë i bardhë
- 3 tufa koper
- 5 tufa hithra
Përshkrimi:
Në fillim përgatisim brumin ku në një enë të thelle përziejmë mirë miellin me sheqerin, kripë, vajin e ullirit dhe ujin (I cili duhet të jetë në temperaturë ambienti)
E punojmë mirë derisa të përftojmë një brumë të butë të cilin e vendosim në një enë të mbuluar më një pecetë kuzhine dhe e lëm të pushoj për 15 – 20 minuta.
Ndërkohë që presim brumin të vijë përgatisim mbushjen duke filluar nga hithrat të cilat i pastrojmë mirë (me doreza se ndryshe do na djegim duart) dhe i vendosim të ziejnë me pak ujë.
Dy minuta pasi kanë marrë valë i heqim, I kullojmë dhe i lëm mënjanë të ftohen për ti prerë në copa sipas dëshirës.
Hithrat e prera I përziejmë me kosin, vezën, djathin, koperinë, kripën dhe vajin dhe I lëm mënjanë.
Ndërkohë që brumi ka pushuar e ndajmë në 20 topa të vegjël me madhësi të njëjtë.
Fillojmë I hapim 5 të parat një nga një me ndihmën e një petëze (pec/okllai) sa madhësia e dorës, lyejmë sipërfaqen e secilës prej tyre me vaj ulliri dhe I vendosim sipër njëra tjetrës, pas kësaj I hapim përsëri me petëzën derisa të formojmë një petë të vetme të madhe të cilën e shtrojmë në fundin e tepsisë të cilën e kemi lyer më parë me vaj.
Mbi petë hedhim një pjesë të përzierjes me hithra dhe vazhdojmë me të njëjtën procedurë duke hapur petët e tjera dhe duke shpërndarë nëpër to mbushjen (4 shtresa me petë dhe 3 shtresa me përzierjen e hithrave)
Në fund I bashkojmë anët me kujdes dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta ose sa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë në sipërfaqe.
Pasi e nxjerrim nga furra përpiqemi ta kthejmë me kujdes me ndihmën e një tepsie tjetër me të njëjtën madhësi.
Presim 10 – 15 minuta të ftohet para se ta presim.




