Brumra, Byrek

Byrek me Pasturma

0 comments

Ingredientët:

  • 2 peta sfoliat
  • 10 feta pasturma
  • 100 gram djathë parmigiano
  • 100 gram djathë i bardhë
  • 2 domate mesatarisht të mëdha
  • 1 – 2 tufa majdanoz i freskët
  • 1 kokërr vezë
  • ½ lugë çaji mente
  • 5 – 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • Fara lulëkuqe për zbukurim

Përshkrimi:

Në fillim nxjerrim petat e sfoliatës nga frigoriferi për të shkrirë dhe për të qënë në temperaturë ambienti kur ti përdorim.

Më pas pastrojmë dhe presim domatet dhe djathin e bardhë në kubik, pasturmanë në copa mesatarisht të vogla, grijmë djathin parmigiano dhe i vendosim në një enë qelqi

Mbi to shtojmë menten e thatë, majdanozin e grirë dhe vajin e ullirit (sasia e vajit të ullirit është opsionale)

Pasi i kemi të gjithë përbërësit gati marrim petën e parë të sfoliatës dhe e shtrojmë mbi një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj.

Mbi petën e sfoliatës shtrojmë përzierjen që bëm më parë duke e përhapur gjithandej me kujdes (sipas dëshirës mund ta spërkasim me pak vaj ulliri) dhe mbi të vendosim petën tjetër të sfoliatës duke i mbyllur cepat mire.

Në fund me ndihmën e një furçë kuzhine lyejmë të gjithë sipërfaqen e petës me të kuqin e vezës të cilin e kemi përzier me pak ujë dhe pas kësaj e spërkasim gjithandej fara lulëkuqe ose susam sipas dëshirës.

E pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 50 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra e lëm të ftohen pak para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*