Brumra, Byrek

Byrek me Presh

0 comments

Ingredientët:

  • Për brumin e byrekut:                                                            
  • 600 gram miell
  • 2 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ – 1 filxhan ujë
  • Për Mbushjen:
  • 1 kg presh (vetëm pjesa jeshile)
  • 2 kokrra vezë
  • 5 lugë gjelle gjizë
  • 5 lugë gjelle kos
  • kripë + vaj ulliri

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim brumin ku në një enë të thelle përziejmë mirë miellin me sheqerin, kripë, vajin e ullirit dhe ujin (I cili duhet të jetë në temperaturë ambienti)

E punojmë mirë derisa të përftojmë një brumë të butë të cilin e vendosim në një enë të mbuluar më një pecetë kuzhine dhe e lëm të pushoj për 15 – 20 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen duke filluar nga preshi të cilin pasi e pastrojmë mirë e presim në copa mesatare e ziejmë me ½ filxhan ujë, kripë dhe vaj ulliri, e lëm të marrë valë dhe më pas e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej për 30 – 40 minuta më shumë.

Nëse pas kohës së indikuar ka ende ujë e lëm të shteroj derisa të dale yndyra në sipërfaqe, e pas kësaj e lëm mënjanë të ftohet.

Kur prasi është ftohur e përziejmë me gjizën, kosin, vezën, vajin e ullirit dhe kripën.

Ndërkohë që brumi ka pushuare ndajmë në 20 topa të vegjël me madhësi të njëjtë.

Fillojmë I hapim 5 të parat një nga një me ndihmën e një petëze (pec/okllai) sa madhësia e dorës, lyejmë sipërfaqen e secilës prej tyre me vaj ulliri dhe I vendosim sipër njëra tjetrës, pas kësaj I hapim përsëri me petëzën derisa të formojmë një petë të vetme të madhe të cilën e shtrojmë në fundin e tepsisë të cilën e kemi lyer më parë me vaj.

Mbi petë hedhim një pjesë të përzierjes me pras dhe vazhdojmë me të njëjtën procedurë duke hapur petët e tjera dhe duke shpërndarë nëpër to mbushjen (4 shtresa me petë dhe 3 shtresa me përzierjen e prasit)

Në fund I bashkojmë anët me kujdes dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta ose sa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë në sipërfaqe.

Pasi e nxjerrim nga furra përpiqemi ta kthejmë me kujdes me ndihmën e një tepsie tjetër me të njëjtën madhësi.

Presim 10 – 15 minuta të ftohet para se ta presim.  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*