Byrek me Spinaq
Recipe by Rozafa
Course: MainDifficulty: Medium
Servings
8
servingsPrep time
45
minutesCooking time
50
minutesIngredientët
Për brumin:
700 gram miell
2 lugë çaji sheqer
1 lugë çaji kripë
2 lugë gjelle vaj ulliri
500 ml uji
Për Mbushjen:
4 lugë gjelle kos
3 kokrra vezë
200 gram djathë i bardhë
4 tufa koper
800 gram spinaq
Përshkrimi
- Në fillim përgatisim brumin ku në një enë të thelle përziejmë mirë miellin me sheqerin, kripë, vajin e ullirit dhe ujin (I cili duhet të jetë në temperaturë ambienti)
- E punojmë mirë derisa të përftojmë një brumë të butë të cilin e vendosim në një enë të mbuluar më një pecetë kuzhine dhe e lëm të pushoj për 15 – 20 minuta.
- Ndërkohë përgatisim mbushjen duke filluar nga spinaqi të cilin e pastrojmë mirë dhe e presim mesatarisht holle duke i hequr bishtat.
- Më pas e përziejmë me kosin, vezën, djathin, koperinë, kripën dhe vajin dhe e lëm mënjanë.
- Ndërkohë që brumi ka pushuar e ndajmë në 20 topa të vegjël me madhësi të njëjtë.
- Fillojmë I hapim 5 të parat një nga një me ndihmën e një petëze (pec/okllai) sa madhësia e dorës, lyejmë sipërfaqen e secilës prej tyre me vaj ulliri dhe I vendosim sipër njëra tjetrës, pas kësaj I hapim përsëri me petëzën derisa të formojmë një petë të vetme të madhe të cilën e shtrojmë në fundin e tepsisë të cilën e kemi lyer më parë me vaj.
- Mbi petë hedhim një pjesë të përzierjes me spinaq dhe vazhdojmë me të njëjtën procedurë duke hapur petët e tjera dhe duke shpërndarë nëpër to mbushjen (4 shtresa me petë dhe 3 shtresa me përzierjen e spinaqit)
- Në fund I bashkojmë anët me kujdes dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta ose sa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë në sipërfaqe.
- Pasi e nxjerrim nga furra përpiqemi ta kthejmë me kujdes me ndihmën e një tepsie tjetër me të njëjtën madhësi.
- Presim 10 – 15 minuta të ftohet para se ta presim.




