Brumra, Byrek

Byrek të Vegjël me Mish dhe Qepë

0 comments

Byrek të Vegjël me Mish dhe Qepë

Recipe by Rozafa Course: MainDifficulty: Medium
Servings

12

servings
Prep time

50

minutes
Cooking time

30

minutes

Ingredientët

  • Për Brumin:

  • 200 ml 200 qumësht I vakët

  • ½ filxhan ½ vaj luledielli

  • 2 lugë gjelle 2 gjalpë

  • 5 gram 5 maja

  • 1 lugë çaji 1 sheqer

  • 1 lugë çaji 1 kripë

  • 1 kokërr 1 vezë

  • 3 – 4 filxhan 3 – 4 miell

  • Për Mbushjen:

  • 2 kokrra 2 qepë të madhe

  • 300 gram 300 mish i grirë

  • 2 thelbi 2 hudhra

  • 1 lugë gjalpë + pak vaj ulliri

  • ½ lugë çaji ½ rigon

  • 2 lugë gjelle 2 salcë

  • ¼ filxhan ¼ verë e kuqe

  • 6 kokrra 6 vezë

  • Kripë sipas dëshirës

Përshkrimi

  • Në fillim përgatisim mbushjen e piteve ku në një enë mesatare skuqim qepën e grirë mesatarisht hollë me gjalpë, vaj ulliri dhe kripë derisa qepa fillon të zbutet pak shtojmë mishin e grirë, hudhrat, kripë dhe rigon.
  • Kur mishi të jetë pothuajse gati e shuajmë me verë të kuqe duke e përzier përsëri derisa vera të avullojë.
  • Në fund e heqim nga zjarri dhe e lëm të ftohet plotësisht ndërkohë që mënjanë përgatisim brumin.
  • Në një enë të thelle përziejmë qumështin e ngrohtë me vajin, gjalpin dhe majanë, e kur majaja të tretet plotësisht shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me sheqerin dhe kripën, e punojmë mirë derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshëm të cilin e vendosim të pushoj në një vend të ngrohtë për 30 – 45 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.
  • Kur brumi është gati e ndajmë në pjesë të vogla (mua më dolën 12 por kjo varet në varësi të madhësisë së piteve) dhe çdo pjesë e punojmë pak me dorë për ti dhënë një formë rrumbullake dhe e hapim me ndihmën e një petëze (pec/okllai) në madhësinë e dëshiruar. Në mes të çdo pete vendosim 2 lugë gjelle me mish të grirë dhe e mbyllim me një petë tjetër përsipër duke ja puthitur anët shumë mirë në mënyrë që mos të dalë mbushja gjatë pjekjes.
  • Pas kësaj I vendosim në tepsinë ku do ti pjekim tek e cila kemi shpërndarë pak miell, i lyejmë pak në sipërfaqe me të kuqin e një veze dhe i spërkasim me susam.
  • Pas kësaj i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 25 – 30 minuta pas së cilave I nxjerrim nga furra dhe I lëm të pushojnë 5 minuta para se ti konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*