Ingredientët:
- Për Brumin e Byrekut:
- 150 ml uji
- 150 ml vaj ulliri
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 400 gram miell
- Për Mbushjen e Byrekut:
- 1 kokërr qepë e madhe
- 500 gram spinaq
- 1 lugë gjalpë + pak vaj ulliri
- 250 gram djathë Philadelphia
- 1 kokërr vezë
- 100 gram djathë Gorgonzola
- Kripë sipas dëshirës
- 4 – 5 kokrra vezë
Përshkrimi:
Në fillim përgatisim mbushjen e byrekut ku në një enë mesatare skuqim qepën e grirë mesatarisht hollë me gjalpë, vaj ulliri dhe kripë derisa qepa fillon të zbutet pak.
Në këtë moment shtojmë spinaqin të ciline e kemi prere mesatarisht dhe e përziejmë derisa të zbutet dhe të gatuhet.
Kur spinaqi është gati e heqim nga zjarri dhe e lëm të ftohet plotësisht parasë të përgatisim petët.
Mënjanë pasi spinaqin është gati dhe në temperaturë ambienti shtojmë djathin Philadelphia, djathin gorgonzola, kripë nëse është e nevojshme, dhe vezën.
E përziejmë mirë derisa të përftojmë një trajtë të njëjtë dhe mënjanë fillojmë përgatitjen e petëve ku në një enë mesatarisht të thelle përziejmë vajin e ullirit me ujin dhe shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën dhe e punojmë me dorë derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshme të cilën e ndajmë në 2 pjesë.
Në një sipërfaqe të thjeshtë hapim njërën pjese të brumit (është mirë që petën ta hapni midis 2 letrave kuzhinë në mënyrë që mos të ngjisë) dhe pas kësaj e vendosim në pjesën fundore e një tepsie rrumbullake të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli, e rregullojmë me kujdes dhe me ndihmën e një piruni bëjmë disa shpime në fundin e petës në mënyrë që mos të fryhet gjatë pjekjes.
Në mes të petës shtojmë përzierjen e përgatitur me spinaq duke e hapur mirë në të gjithë sipërfaqen e petës. Midis mbushjes bëjmë disa hapësira tek të cilat do të vendosim vezët të cilat i kemi zier më pare dhe i kemi në temperaturë ambienti dhe e mbyllim me pjesën tjetër të petës duke ja puthitur me kujdes dhe mirë anët.
Bëjmë një kryq të vogël në mes të petës dhe byrekun e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 50 minuta ose derisa sipërfaqja e petës të ketë mare një ngjyrë kafe të lehtë.
Ky Byrek është perfekt për tavolinën tuaj të pashkëve.




