Embelsira, Krem, Tarta

Cheesecake me Semolina dhe Luleshtrydhe

0 comments

Ingredientët:

  • Për Shtresën e Biskotës:
  • 1 pako biskota petit  
  • 3 – 4 lugë gjelle vaj arre kokosi
  • Për Shtresën me semolina:
  • 1 ½  filxhan arrë kokosi e grirë
  • 1 filxhan sheqer i bardhë
  • ¾ filxhan semolina e imët (për hallva)
  • 5 filxhan qumësht
  • 2 lugë gjelle vaj arre kokosi
  • Për shtresën me luleshtrydhe :
  • 450 gram luleshtrydhe të freskëta
  • 5 lugë gjelle plot sheqer
  • ½ filxhan ujë
  • 1 ½ lugë çaj niseshte

Përshkrimi:

Si fillim përgatisim pjesën e parë që është pjesa e biskotës, ku në një enë të thellë përziejmë biskotat e grira shumë imët (si miell) me vajin e arrës së kokosit

Me masën e formuar krijojmë një shtresë në fundin e enës ku do të bëjmë cheesecake dhe e ngjeshim mirë me duar ose me fundin e një gote qelqi derisa të krijohet një shtresë e hollë biskote dhe pas kësaj e fusim në frigorifer për 20 – 30 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen ku në një enë të thellë përziejmë mire sheqerin me semolinë dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatarë duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashët.

Pas kësaj e heqim nga zjarri dhe shtojmë vajin e arrës së kokosit të grirë, i përziejmë mirë dhe e hedhim në tepsinë ku kemi shtruar biskotën, e rregullojmë sipërfaqen me një spatula dhe e lëm mënjanë.

Paralelisht në një enë tjetër hedhim luleshtrydhet të cilat i kemi pastruar dhe ndarë në 4 pjesë më parë, pak ujë dhe sheqerin, i përziejmë mirë dhe e lëm të marrë valë, të trashet dhe të shteroj për të përftuar një krem luleshtrydhesh.

Nëse nuk e arrimë trashësinë e dëshiruar atëherë shtojmë niseshtenë e tretur me pak ujë dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të arrihet dendësia e dëshiruar (kremi duhet të jetë i trashë pasi në të kundërt nuk mund të qëndrojë mbi sipërfaqen e cheesecake)

Kremin e përftuar e shtojmë mbi shtresën me semolina dhe e lëm të ftohet (duhet të rri minimumi 4 orë në frigorifer)

Kjo ëmbëlsirë është ideale për ditët e nxehta të verës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*