Ingredientët:
- Për shtresën e kremit me bullgurë:
- ¾ filxhan sheqer i bardhë
- ¾ filxhan bullgur i imët (për hallva)
- 5 filxhan qumësht
- 2 lugë gjelle vaj arre kokosi
- 3 të kuq veze
- Për shtresën me fruta:
- 350 gram manaferra
- 4 – 5 lugë gjelle plot sheqer
- ½ filxhan ujë
- 1 ½ lugë çaj niseshte
- Për shtresën me biskota:
- 4 – 5 lugë gjelle vaji arre kokosi
Përshkrimi:
Si fillim përgatisim pjesën e parë që është pjesa e biskotës, ku në një enë të thellë përziejmë biskotat e grira shumë imët (si miell) me vajin e arrës së kokosit
Me masën e formuar krijojmë një shtresë në fundin e enës ku do të bëjmë cheesecake dhe e ngjeshim mirë me duar ose me fundin e një gote qelqi derisa të krijohet një shtresë e hollë biskote dhe pas kësaj e fusim në frigorifer për 20 – 30 minuta
Ndërkohë përgatisim mbushjen ku në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin, bullgurin, të kuqin e vezëve dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatarë duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashët.
Pas kësaj e heqim nga zjarri dhe shtojmë vajin e arrës së kokosit ( sipas dëshirës mund të shtojmë dhe 2 – 3 lugë gjele arrë kokosi të grirë) i përziejmë mirë dhe e hedhim në tepsinë ku kemi shtruar biskotën, e rregullojmë sipërfaqen me një spatula dhe e lëm mënjanë.
Në një enë tjetër hedhim manaferrat, pak ujë dhe sheqerin, i përziejmë mirë dhe e lëm të mari valë, të trashet dhe të shteroj për të përftuar një krem frutash. Nëse nuk e arrimë trashësinë e dëshiruar atëherë shtojmë niseshtenë e tretur me pak ujë dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të arrihet dendësia e dëshiruar
Kremin e përftuar e shtojmë mbi shtresën me bullgurë dhe e lëm të ftohet (duhet të rri minimumi 4 orë në frigorifer para se ta konsumojmë)




