Embelsira, Krem

Cheesecake me Kos Grek, Mjaltë dhe Arra

0 comments

Ingredientët:

  • 1 litër e 200 gram kos grek i trashë
  • 300 gram sheqer i bardhë
  • 1 majë luge kripë
  • 2 lugë çaji lëng limoni
  • Lëkura e 1 limoni
  • 1 ½ lugë çaji vanilje
  • 6 kokrra vezë + 2 të kuqe veze
  • 2 lugë gjelle miell ëmbëlsirash
  • Mjaltë + arra për zbukurim
  • Për Shtresën e Biskotës:
  • 250 gram biskota  
  • 100 gram gjalpë i shkrirë  

Përshkrimi:

Si fillim përgatisim pjesën e parë që është pjesa e biskotës, ku në një enë të thellë përziejmë mirë biskotat e grira në blender (të grira si miell) me gjalpin.

Me masën e formuar krijojmë një shtresë në fundin e enës ku do të pjekim cheesecake dhe e ngjeshim mirë me duar ose me fundin e një gote qelqi dhe pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 160°C për 15 minuta. (do ishte mirë të përdorej një tepsi të cilës i hapen anët në mënyrë që ta kemi më të lehtë kur ta nxjerrim).

Ndërkohë përgatisim mbushjen ku në një enë të thellë përziejmë sheqerin me vezët, vazhdojmë duke shtuar kosin, kripën, lëngun dhe lëkurën e limonit, vaniljen dhe miellin.

Pasi i kemi përzier mirë të gjitha i hedhim në tepsinë e nxehtë që kemi nxjerrë nga furra 2 – 5 minuta më parë dhe e fusim përsëri pa humbur kohë.

Piqet në furrë të para ngrohur 230°C për 15 minuta pas së cilave pa e hapur furrën e ulim temperaturën në 100°C – 120°C për 1 orë e 30 minuta.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet plotësisht pa e prekur për minimumi 3 orë.

Kur është ftohur kalojmë me kujdes nëpër anët e tepsisë një thikë të hollë në mënyre që të shkëputet çdo pjesë e vogël që mund të jetë ngjitur në anët e enës dhe e fusim në frigorifer për ta konsumuar pas 4 orësh.

Para se ta konsumojmë e spërkasim në mënyrë sipas dëshirës me mjaltë dhe arra.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*