Embelsira, Krem

Cheesecake me Mascarpone dhe Pjeshka

0 comments

Ingredientët:

  • Për shtresën me biskota:
  • 250 gram biskota integrale
  • 50 ml vaj arre kokosi ose gjalpë i shkrirë
  • Për pjesën Kremoze:
  • 500 gram kos grek i trashë
  • 500 gram mascarpone
  • 3 lugë gjelle sheqer pluhur                      
  • 1 majë luge çaji kripë                                                         
  • Lëkura e 1 limoni
  • Lëngu i gjysmë limoni (varet nga dëshira)
  • 1 kavanoz komposto me pjeshka të vogla
  • Pjeshka për dekorim + mjaltë

Përshkrimi:

Si fillim përgatisim pjesën e parë që është pjesa e biskotës, ku në një enë të thellë përziejmë mirë biskotat e grira në blender (te grira si miell) me vajin e arrës së kokosit ose gjalpin.

Me masën e formuar krijojmë një shtresë në fundin e enës ku do të ndërtojmë cheesecake dhe e ngjeshim mirë me duar ose me fundin e një gote qelqi dhe pas kësaj e lëme të pusjoj në frigorifer për 20 – 30 minuta ndërkohë që ne përgatisim pjesën kremoze.

Në një enë mesatarisht të thelle hedhim mascarponen dhe sheqerin pluhur dhe i përziejmë me kujdes derisa të përftojmë një masë kremoze tek e cila më pas shtojmë kosin grek dhe vazhdojmë e përziejmë, në fund shtojmë lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe e lëm mënjanë.

Nxjerrim enën që kemi lënë të pushojë në frigorifer, rreshtojmë në fundin e saj kompostot e pjeshkës të cilat i kemi në copa të plota dhe mbi top shtojmë kremin që përziemë më parë duke e ngjeshur me kujdes që mos të lëmë hapësira dhe e rikthejmë në frigorifer për të pushuar minimumi 6 orë por unë do të rekomandoja një natë.

Para se ta servirm e zbukurojmë me pjeshkë të freskëta të prera në feta të holla dhe për një shije akoma më delikate e spërkasim me mjaltë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*