Ingredientët:
- Për Shtresën e Biskotës:
- 1 pako biskota petit
- 4 lugë gjelle vaj arre kokosi
- Për Shtresën me semolina:
- 1 ½ filxhan arrë kokosi e grirë
- ¾ filxhan sheqer i bardhë
- ½ filxhan semolina imët (për hallva)
- 5 filxhan qumësht
- 2 lugë gjelle vaj arre kokosi
- Për shtresën me qershi:
- 500 gram qershi të freskëta
- 5 lugë gjelle plot sheqer
- ½ filxhan ujë
- 1 ½ lugë çaj niseshte
Përshkrimi:
Si fillim përgatisim pjesën e parë që është pjesa e biskotës, ku në një enë të thellë përziejmë biskotat e grira shumë imët (si miell) me vajin e arrës së kokosit
Me masën e formuar krijojmë një shtresë në fundin e enës ku do të bëjmë cheesecake dhe e ngjeshim mirë me duar ose me fundin e një gote qelqi derisa të krijohet një shtresë e hollë biskote dhe pas kësaj e fusim në frigorifer për 20 – 30 minuta
Ndërkohë përgatisim mbushjen ku në një enë të thellë përziejmë mire sheqerin me bullgurin dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatarë duke e përzier vazhdimisht derisa të marë valë dhe të trashët.
Pas kësaj e heqim nga zjarri dhe shtojmë vajin dhe arrën e kokosit të grirë, I përziejmë mirë dhe e hedhim në tepsinë ku kemi shtruar biskotën, e rregullojmë sipërfaqen me një spatula dhe e lëm mënjanë.
Në një enë tjetër hedhim qershitë pasi i kemi larë mirë dhe hequr bërthamën, pak ujë dhe sheqerin, i përziejmë mirë dhe e lëm të mari valë, të trashet dhe të shteroj për të përftuar një krem frutash.
Nëse nuk e arrimë trashësinë e dëshiruar atëherë shtojmë niseshtenë e tretur me pak ujë dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të arrihet dendësia e dëshiruar
Kremin e përftuar e shtojmë mbi shtresën me semolina dhe arrë kokosi dhe e lëm të ftohet (duhet të rri minimumi 6 orë në frigorifer)
Ideale për ditët e nxehta të verës.




