Embelsira, Kek

Colomba Di Pasqua (Buka e Pashkës)

0 comments

Ingredientët:

  • Përzierja Aromatike:
  • Lëkura e grirë e dy portokallëve
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 30 ml rum
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Përzierja për Brumin:
  • 500 gram miell Manitoba
  • 120 gram sheqer
  • 80 ml qumësht i ngrohtë
  • 1 lugë çaji maja e thatë
  • 3 kokrra vezë + i kuqi i një veze
  • 180 gram gjalpë
  • ½ lugë çaji kripë
  • 40 gram fruta të thata
  • 40 gram rrush i thatë
  • Përzierja për Pastën:
  • 50 gram miell bajamesh
  • 20 gram miell lajthisë
  • 25 gram niseshte
  • 100 gram sheqer
  • E bardha e një veze

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim përzierjen aromatike ku në një tas të vogël përziejmë lëkurën e grirë të portokallit dhe limonit me mjaltin, rumin dhe ekstraktin e vaniljes derisa të përftojmë një masë të njëjtë të cilën e lëm mënjanë ndërkohe që kalojmë tek përgatitja e brumit.

Pas kësaj në një mikser elektrik ose me dorë përziejmë në fillim qumështin të cilin e kemi ngrohur pak (qumështi duket të jetë i ngrohtë jo i nxehtë) dhe në të kemi tretur majanë e thatë.

Tek kjo përzierje shtojmë sheqerin, kripën dhe vezët një nga një, me pas të kuqin e vezës dhe përzierjen aromatike duke i rrahur vazhdimisht derisa të miksohen mirë të gjitha.

Vazhdojmë me miellin dhe e punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene të qëndrueshme tek e cila shtojmë pak nga pak në kubik të vegjël gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti dhe në fund kur të gjitha të jene integruar më së miri shtojmë frutat e thata dhe e punojmë për herë të fundit.

Me kujdes masën e formuar e vendosim në një enë, e mbulojmë me një qese kuzhine dhe e lëm të pushoj në një vend të ngrohtë për 4 orë në mënyrë që të dyfishoj masën e saj fillestare.

Pas kësaj brumin e ardhur e marrim me kujdes duke i palosur anët pa e dëmtuar dhe e vendosim në formën ku do ta pjekim, e rregullojmë me shumë kujdes sipërfaqen , e mbulojmë përsëri me një qese kuzhine dhe e lëm të pushoj në një vend të ngrohtë për 2 orë të tjera në mënyrë që të dyfishoji përsëri masën e tij (dmth, procedura e ardhjes së brumit bëhet 2 herë, një herë 4 orë ndërsa herën e dytë 2 orë)

Në fund 10 minuta parasë ta pjekim Colombon përgatisim pastën me të cilën do ta lyejmë përsipër, ku në një tas të vogël përziejmë mirë miellin e bajameve, miellin e lajthisë, niseshte, sheqerin dhe të bardhen e vezës derisa të përftojmë një krem të holle të bardhë.

Me kremin e përftuar lyejmë me shumë kujdes sipërfaqen e Colombos dhe në fund shpërndajmë nëpër të bajame, lajthi ose stika sipas dëshirës.

E pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 50 – 55 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushojë mbi një tel kuzhine.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*