Mish Viçi, Pjata Kryesore

Çomlek me Mish Vici

0 comments

Ingredientët:

  • 800 gramë mish vici
  • 1 kg qepujka
  • 4 kokë hudhra
  • 1 filxhan kafe uthull
  • 10 – 15 kokrra piper
  • 3 lugë gjellë salcë domatesh
  • 8 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji kripë

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mishin e vicit dhe e ziejmë me 1 litër e ½ ujë, pak kripë dhe 2 lugë gjelle vaji ulliri. (unë zakonisht e gatuaj në një tepsi presioni)

Pasi mishi ka zier shtojmë në të qepujkat të cilat i kemi pastruar më parë, hudhrat e qëruara (qepujkat dhe hudhrat I lëmë të plota), kokrrat e piperit, salcën e domates, vajin e ullirit, uthullën dhe kripën.

I përziejmë të gjitha me kujdes dhe me një lugë të vogël e provojmë për shije dhe nëse ka kripë mjaftueshëm dhe pas kësaj e lëm të marrë valë.

Pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej për 30 – 40 minuta derisa qepujkat dhe hudhrat të jenë gatuar, lëngu të jetë reduktuar dhe yndyra të dale në sipërfaqe.

Duhet të bëjmë kujdes kur e servirim që qepujkat mos të shpërbehen dhe të kemi një pjatë estetikisht të bukur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*