Embelsira, Kek

Cupcake Black Forest

1 comment

Ingredientët:

  • 125 gram gjalpë
  • ¾ filxhan sheqer arre kokosi
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 6 lugë gjelle uji
  • 6 lugë gjelle qumësht
  • 6 lugë gjelle kakao
  • 1 filxhan miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji sodë buke
  • 1 majë lugë çaji kripë
  • 12 qershi + lëng nga reçeli i qershisë
  • Për kremin:
  • 500 gram djathë philadelphia
  • 3 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji lëng reçel qershie

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mirë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti e sheqerin me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 derisa të miksohen më së miri.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze. Kësaj mase i shtojmë ujin, qumështin dhe ekstraktin e vaniljes duke i përzier vazhdimisht.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakaon, pluhurin pjekës, sodën e bukës e kripën dhe e përziejmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi mesatarisht e hollë.

Masën e përftuar e derdhim me ndihmën e një luge akulloreje (sepse kjo lloj luge na ndihmon shumë të kemi përafërsisht të njëjtën masë) në një tepsi për cup cake tek e cila kemi shpërndare letrat e cupcakes.

I pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 180°C për 20 – 25 minuta e me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes bëjmë provën. Nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar, në të kundërt e lëmë edhe pak.

Për sa I përket kremit me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim djathin philadelphia me sheqerin pluhur dhe lëngun e reçelit të qershisë derisa të miksohen mirë dhe të përftojmë një krem të dendur dhe të shijshëm.

Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine dhe e dekorojmë sipërfaqen e cup cake sipas dëshirës duke e mbyllur me një qershi në maj.

One Comment

  1. I seriously love your site.. Great colors & theme. Winnifred Milton Dutch

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*