Ingredientët:
- Për 15 cupcake nevojiten:
- 113 gram gjalpë
- 100 gram çokollatë
- 1 filxhan sheqer arre kokosi
- ¾ filxhan miell
- ½ filxhan kakao
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ¼ lugë çaji sodë buke
- ¼ lugë çaji kripë
- 2 kokrra vezë + i kuqi i një veze
- ½ filxhan kos
- ½ filxhan uji i nxehtë
- 1 lugë çaji vanilje
- Për Kremin:
- 500 gram djathë philadelphia
- 2 lugë gjelle sheqer pluhur
- 25 gram çokollatë e shkrirë
- Grimca çokollatë për zbukurim
Përshkrimi:
Në fillim shkrijmë çokollatën në banjë mari ose në mikrovalë me një lugë gjelle gjalpë dhe pas kësaj e lëm mënjanë të arrij temperaturë ambienti ndërkohë që do ta përdorim një moment të dytë.
Në një enë të thellë përziejmë mirë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti e sheqerin me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 derisa të miksohen më së miri.
Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze. Kësaj mase i shtojmë kosin dhe më pas çokollatën e shkrirë duke i përzier vazhdimisht.
Në fund shtojmë duke situr miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakaon, pluhurin pjekës, sodën e bukës e kripën dhe e përziejmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi mesatarisht e hollë tek e cila në fund shtojmë ujin e valuar, e përziejmë me kujdes dhe masën e përftuar e hedhim me kujdes në një tepsi për cup cake tek e cila kemi shpërndare letrat e cupcakes.
I pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 180°C për 20 minuta e me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes bëjmë provën. Nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar, në të kundërt e lëmë edhe pak.
Për sa I përket kremit me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim djathin philadelphia me sheqerin pluhur derisa të miksohen mirë dhe më pas shtojmë pak nga pak çokollatën e shkrirë të cilën e kemi në temperaturë ambienti dhe vazhdojmë e rrahim derisa të përftojmë një krem të dendur dhe të shijshëm.
Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine dhe e dekorojmë sipërfaqen e cup cake sipas dëshirës duke e spërkatur në fund me copëza çokollate.




