Embelsira, Kek

Cupcake me Çokollatë dhe Krem me Vanilje

0 comments

Ingredientët:

  • Për Cupcakes:
  • 95 gram miell
  • 45 gram kakao
  • ¼ lugë çaji sodë buke
  • ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 2 kokrra vezë
  • 100 gram sheqer i bardhë
  • 100 gram sheqer kane
  • ½ filxhan kos
  • 80 ml vaj luledielli / kokosi
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Për Kremin:
  • 400 gram djathë philadelphia
  • 100 gram gjalpë
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mirë vajin e sheqerin me ndihmën e një rrahëse dore derisa të miksohen më së miri.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze të cilës në fund i shtojmë kosin dhe vaniljen.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakaon, pluhurin pjekës, sodën e bukës e kripën dhe e përziejmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi mesatarisht e hollë të cilën e derdhim me ndihmën e një luge akulloreje (sepse kjo lloj luge na ndihmon shumë të kemi përafërsisht të njëjtën masë) në një tepsi për tek e cila kemi shpërndare letrat e cupcakes.

I pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 180°C për 15 – 20 minuta e me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes bëjmë provën. Nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar, në të kundërt e lëmë edhe pak.

Për sa I përket kremit me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim djathin philadelphia me gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti, shtojmë pak nga pak sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të miksohen mirë dhe të përftojmë një krem të dendur, të qëndrueshëm dhe të shijshëm.

Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine dhe e dekorojmë sipërfaqen e cup cake sipas dëshirës.

Në fund me pak çokollatë të shkrirë shkruajmë dedikimet për të dashurin e zemrës duke i dhuruar një surprizë që do ta mbaj mënd gjatë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*