Ingredientët:
- Për 13 cupcake nevojiten:
- 1 filxhan miell për ëmbëlsira
- ½ filxhan kakao
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ¼ lugë çaji sodë buke
- 1 majë luge çaji kripë
- 1 filxhan sheqer
- 1 kokërr vezë
- ½ filxhan qumësht
- ¼ filxhan vaj luledielli
- 1 lugë çaji vanilje
- ¼ filxhan uji i valuar
- Për Kremin me Vanilje:
- 500 gram djathë philadelphia
- 2 – 3 lugë gjelle sheqer pluhur
- ½ lugë çaji vanilj
Përshkrimi:
Në një enë të thelle përziejmë mirë sheqerin me vezën dhe më pas shtojmë vajin e lulediellit dhe qumështin.
Tek masa e përftuar shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakon, pluhurin pjekës, sodën e bukës e kripën dhe e përziejmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi mesatarisht e hollë tek e cila në fund shtojmë ujin e valuar, e përziejmë dhe një herë dhe masën e përftuar e derdhim me kujdes në një tepsi për cup cake tek e cila kemi shpërndare letrat e cupcakes.
Në mesin e secilës prej tyre vendosim një vezë çokollate me qumësht duke e shtyrë me kujdes deri në mes në mënyrë që gjatë pjekjes të mbulohet me brumin e cupcakeve.
I pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 180°C për 20 minuta e me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes bëjmë provën. Nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar, në të kundërt e lëmë edhe pak.
Për sa I përket kremit me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim djathin philadelphia me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të miksohen mirë dhe të përftojmë një krem të dendur dhe të shijshëm. (masa e sheqerit varet nga ëmbëlsia e dëshiruar)
Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine dhe e dekorojmë sipërfaqen e cup cake sipas dëshirës duke e mbyllur me një vezë çokollate meqenëse këto cupcake i përgatitëm për pashkët.




