Ingredientët:
- 1 peshk dental rreth 1 kg
- 3 kokrra patate
- 450 gram kërpudha porcini
- 15 kokrra domate qershi
- 1 kokërr qepë e kuqe e vogël
- 1 kokërr limon me feta
- Lëngu i një limoni
- 2 gjethe rozmarinë të freskët
- Kripë + piper + vaj ulliri
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mirë peshkun dental dhe e spërkasim nga të dy anët mirë me kripë e pas kësaj e vendosim në enën ku do ta pjekim.
Në krah të peshkut vendosim patate e prera në kubikë bashkë me kërpudhat të cilat i kemi përzier më parë me pak kripë, piper, dhe vaj ulliri
Domatet qershi i ndajmë në 2 pjesë dhe i shpërndajmë nëpër tavë bashkë qepën e prerë në copa mesatarisht të mëdha.
Mbi sipërfaqen e peshkut presim disa shirita të cilat i mbushim me feta limoni të prera holle.
Në mesin e peshkut vendosim 2 feta limon, disa domate qershi duke e spërkatur mirë me kripë.
E spërkasim të gjithë sipërfaqen e tavës me pak kripë, vaj ulliri (në mënyrë të bollshme edhe brenda peshkut ku kemi vendosur domatet me fetat e limonit), lëng limoni dhe në fund vendosim fetat e limonit bashkë me degët e rozmarinës së freskët dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 35 – 40 minuta
Pasi e nxjerrim nga furra e konsumojmë menjëherë të ngrohtë për një shije fantastike.




