Ingredientët:
- 1 kg lakër e bardhë
- 1 kg qepë
- 4 thelbi hudhra
- 500 gram mish i grirë
- 4 – 5 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji piper
- 2 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
- 1 filxhan oriz
- 2 lugë gjelle salcë + 1 filxhan uji
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë lakrën duke i hequr fletët e para dhe pjesën e kërcellit, pas kësaj e ziejmë përreth 20 minuta në temperaturë mesatare.
Pasi e nxjerrim e lëm të pushoj pak dhe i hapim një nga një me kujdes fletët në që mos të prishen dhe i lëm mënjanë (pjesën më të vogël të lakrës së zier e grijmë për ta përdorur një moment të dytë)
Në një enë mesatare skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë mesatarisht bashkë me hudhrat dhe pjesën e vogël të lakrës.
Kur qepa fillon të zbutet shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të skuqet.
Në fund shtojmë salcën, piperin, specin e kuq të ëmbël dhe kripën nësë është e nevojshme, e përziejmë mirë derisa të marrë valë dhe pas kësaj e lëm të ziej në temperaturë të ulët derisa të dalë yndyra në sipërfaqe.
Në këtë moment shtojmë orizin, e përziejmë pak dhe e lëm mënjanë të ftohet pak në mënyrë që të jetë më e lehtë mbushja e fletëve të lakrës.
Për mbushjen marrin një fletë lakër (nëse është e madhe e ndajmë në dy pjesë), në mes të saj vendosim me kujdes një lugë gjelle nga mbushja dhe i kthejmë anët e lakrës duke e mbështjelle dhe rrotulluar me kujdes.
Dollmatë i vendosim njëra pas tjetrës në enën ku do ti pjekim dhe në fund shtojmë mbi to 2 lugë gjelle salcë të tretur në një filxhan ujë.
Pas kësaj e pjekim në furë të para ngrohur 200°C për 40 – 50 minuta derisa tava mos të ketë më lëng dhe të ketë marrë një ngjyrë të lehtë në sipërfaqe.




