Brumra, Embelsira

Doughnut me Sheqer Pluhur

0 comments

Ingredientët:

  • 300 gram miell 00
  • 300 gram miell manitoba
  • 250 ml qumësht i ngrohtë
  • 8 gram maja e thatë
  • 80 gram sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 70 gram niseshte
  • 1 lugë çaji vanilje
  • Lëkura e grirë e një portokalli

Përshkrimi:

Si fillim ngrohim qumështin (jo të nxehtë të ngrohtë) dhe në të tresim majanë e thatë për 2 – 4 minuta

Mënjanë përziejmë vajin me kripën, sheqerin, vezët, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe qumështin që kemi përzier me majanë.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak të dy llojet e miellrave  bashkë me niseshtenë duke e punuar vazhdimisht derisa të arrijmë një brumë të qëndrueshëm i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Brumin e përftuar e vendosim në një enë tjetër, e mbyllim me një qese kuzhine dhe e lëm në një vend të ngrohtë për 1 orë derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.

Pas kësaj e hapim me një petëz në një tavolinë të spërkatur me pak miell në mënyrë që mos të ngjis.

Peta duhet të ketë një trashësi 1 – 1.5 cm, mbi te cilin me ndihmën e një rrethi kuzhine ose një gote mesatare presim disa rrethorë dhe në mes të tyre disa rrethorë të vegjël.

Rrathët e brumit i vendosim me kujdes në një tepsi, i mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe i lëm në një vend të ngrohtë për 30 minuta në mënyrë që të dyfishojnë masën aktuale.

Pas kësaj rrathët e brumit i skuqim me vaj të bollshëm në temperaturë mesatare duke i kthyer herë pas here derisa të marrin një ngjyrë kafe.

Pasi i heqim, i vendosim në një enë ku kemi shtruar më parë peceta kuzhine për të thithur vajin e tepërt

Kur doughnut janë ftohur pak i fusim në një enë me sheqer duke i rrotulluar nga të gjitha anët ose i spërkasim vetëm me sheqer pluhur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*