Brumra, Embelsira

Doughnut të Vegjël (Donut)

0 comments

Ingredientët:

  • 600 gram miell
  • 260 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 8 gram maja e thatë
  • 100 gram margarinë
  • 40 gram sheqer pluhur
  • 8 gram kripë
  • ½ – 1 lugë çaj vanilje (opsionale)

Përshkrimi:

Si fillim ngrohim qumështin (jo të nxehtë të ngrohtë) dhe në të tresim majanë e thatë për 2 – 4 minuta

Mënjanë përziejmë gjalpin (të cilin e kemi me temperaturë ambienti) me kripën, sheqerin, vezët, vaniljen dhe qumështin që kemi përzier me majanë.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin duke e punuar vazhdimisht derisa të arrijmë një brumë të qëndrueshëm i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Brumin e vendosim në një enë, e mbyllim me një qese kuzhine dhe e lëm në një vend të ngrohtë për 1 orë derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.

Pas kësaj e hapim me një petëz në një tavolinë të spërkatur me pak miell në mënyrë që mos të ngjis.

Peta duhet të ketë një trashësi 1 – 1.5 cm, mbi te cilin me ndihmën e një rrethi kuzhine ose një gote mesatare presim disa rrethorë dhe në mes të tyre disa rrethorë akoma më të vegjël.

Rrathët e brumit i vendosim me kujdes në një tepsi, i mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe i lëm në një vend të ngrohtë për 30 minuta në mënyrë që të dyfishojnë masën aktuale.

Pas kësaj rrathët e brumit i skuqim me vaj të bollshëm në temperaturë mesatare duke i kthyer herë pas here derisa të marrin një ngjyrë kafe

Pasi i heqim, i vendosim në një enë ku kemi shtruar më parë peceta kuzhine për të thithur vajin e tepërt

Kur donuts janë ftohur pak bëjmë zbukurimin e tyre me çokollatë të shkrirë apo gjithçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*