Ingredientët:
- Për brumin:
- ½ filxhan ujë
- ½ filxhan qumësht
- 8 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaj sheqer
- ¼ lugë çaj kripë
- 1 filxhan miell
- 4 kokrra vezë
- Për Kremin
- 2 filxhan qumësht
- ½ lugë çaj vanilje
- ¾ filxhan sheqer
- ¼ filxhan niseshte + 1 lugë gjelle
- 1 majë luge çaj kripë
- 4 të kuq veze
- 4 lugë gjellë gjalpë
- 170 gram çokollatë
- ½ filxhan pana e ëmbël
Përshkrimi:
Në fillim përgatisim kremin pasi kremi duhet të jetë I ftohtë kur të mbushim eklerët
Në një enë mesatarisht të thellë hedhim sheqerin dhe të kuqet e vezëve, I përziejmë me ndihmën e një teli kuzhine derisa te arrijmë një masë të një trajtëshme me ngjarë pana, tek e cila shtojmë më pas niseshtenë, kripën dhe vaniljen, I përziejmë përsëri dhe fillojmë duke shtuar qumështin pak nga pak ndërkohë që e përziejmë vazhdimisht.
Kur kremi të filloj të marri valë e lëm edhe pak minuta duke e përzier dhe shtojmë gjalpin, e trazojmë derisa gjalpi të shkrije dhe e hedhim në një enë tjetër duke puthitur mbi gjithë sipërfaqen e kremit një qese kuzhine ne mënyrë qe sipërfaqja mos të krijojë një cipë të forte.
Kremin e lëm mënjanë te ftohet për ta përdorur kur të na nevojitët
Për përgatitjen e brumit na nevojitet një enë mesatare tek e cila ngrohim ujin, qumështin, gjalpin, sheqerin dhe kripën, dhe kur uji të jetë gati për të marrë valë hedhim miellin dhe e përziejmë shpejt dhe vazhdimisht me ndihmën e një luge druri .
E kuptojmë qe është gati kur në fundin e enës krijohet një cipë e holle dhe brumi nuk ngjit më gjatë përzierjes
Brumin e hedhim në një enë tjetër dhe e lëm të pushoj pak që mos të jetë shumë I nxehtë dhe fillojmë shtojmë një nga një vezët duke e punuar vazhdimisht brumin derisa në fund arrijmë një mase kremi te trashë.
Masën e përftuar e hedhim menjëherë në një qese kuzhine dhe në një tepsi të shtruar më parë me letër kuzhine formojmë disa shirita sipas dëshirës.
E fusim menjëherë në furrë te para ngrohur ne 220°C për 10 minuta dhe pa e hapur derën e furrës e ulim temperaturën ne 160°C për 30 minuta ose deri sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.
Pasi I nxjerrim nga furra I vendosim të ftohen mbi një tel kuzhine dhe pasi janë ftohur fillojmë I mbushim duke bërë paraprakisht 3 vrima të vogla në pjesën e poshtme të çdo ekleri dhe në këto hapësira bëjmë mbushjen me kremin që kemi përgatitur më pare
Në fund shkrijmë çokollatën me pana për një minutë në mikrovalë, e përziejmë mirë dhe mbi të vendosim me kujdes pjesën e sipërme te eklerit duke e ngjeshur pak por pa e lëshuar dhe më pas e vendosim mbi një tel kuzhine derisa çokollata të thahet.




