Gjellë

Fasule me Lëng

0 comments

Fasule me Lëng

Recipe by Rozafa
0.0 from 0 votes
Course: MainDifficulty: Easy
Servings

10

servings
Prep time

30

minutes
Cooking time

40

minutes

Ingredientët

  • 1 filxhan fasule

  • 2 kokrra domate të vogla

  • 2 degë selino (kërcelli + gjethe)

  • 2 speca të kuq

  • 2 speca jeshil

  • 2 karota te vogla

  • 2 kokrra qepë të mëdha

  • 6 thelbi hudhra

  • 2 litra uji

  • 1 lugë çaji rigon

  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël

  • ½ lugë çaji spec djegës

  • ¼ lugë çaji sheqer (për salcën)

Përshkrimi

  • Fasulet pasi i kemi pastruar mirë i lëm të pushojnë për 4 orë të mbuluara me uji.
  • Në tenxheren me presion (sepse unë gjithmonë fasulet i përgatis në presion) skuqim me pak vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë mesatarisht holle bashkë me hudhrat.
  • Kur qepa fillon të zbutet shtojmë domatet e grira bashkë me sheqerin, i përziejmë dhe pas kësaj i lëm në temperaturë mesatare të dalë yndyra në sipërfaqe.
  • Vazhdojmë duke shtuar selinonë e grirë imët, karotat dhe specat e prera në copëza të vogla, i përziejmë mirë dhe në fund shtojmë fasulet, rigonin, specin e kuq të ëmbël dhe atë djegës.
  • E mbyllim duke shtuar ujin, e provojmë dhe një herë për kripë për ti shtuar nëse është e nevojshme dhe e mbyllim tenxheren duke i lënë të ziejnë pasi kanë marë valë në temperaturë të ulët (2 )për 40 minuta.
  • Pas kohës së indikuar e kemi gati për ta servirur të shoqëruar më pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe speca turshi për një shije ideale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*