Gjellë, Mishra të Tjerë

Fërgesë me Mëlçi

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram mëlçi pule
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 1 kokë hurdhë e vogël
  • 4 – 5 domate pa lëkurë
  • 4 speca të kuq
  • 500 gram gjizë pa shumë kripë
  • 10 kokrra piper
  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • 1 majë lugë çaji spec djegës (opsionale)
  • 1 tufë majdanoz
  • ½ lugë çaji kripë
  • Vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalpë

Përshkrimi:

Në një enë të thelle skuqim me pak gjalpë, kripë dhe vaj ulliri qepën e grirë mesatarisht hollë bashkë me hudhrat e grira dhe kur qepa fillon të zbutet shtojmë mëlçitë e prera në copa të vogla, i përziejmë mire dhe vazhdojmë duke shtuar specat e kuq të prerë në copa mesatarisht të vogla.

Kur të gjithë ingredientët e mësipërm të jenë zbutur hedhim domatet e grira, specin e kuq të ëmbël, specin djegës dhe pak vaj ulliri, i përziejmë mirë të gjitha dhe pasi të marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej derisa të reduktohet lëngu.

Pas kësaj shtojmë gjizën të cilën e kemi përzier më parë me majdanozin e grirë, i përziejmë mirë dhe e lëm në temperaturë të ulët për 20 – 30 minuta derisa të dalë një shtresë e hollë yndyrë në sipërfaqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*