Embelsira, Krem

Galaktobureko

0 comments

Ingredientët:

  • 1 pako petë për bakllava       
  • 200 gram gjalpë         
  • 170 gram bullgurë si miell     
  • 100 + 100 = 200 gram sheqer i bardhë
  • 1 kg qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 100 gram gjalpë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • ¼ lugë çaji kripë
  • Sherbeti:
  • 800 gram sheqer
  • 450 ml uji
  • 80 gram mjaltë
  • 2 shkopinj kanellë
  • lëkura e plotë e 1 limoni
  • 1 – 2 lugë çaji lëng limoni

Përshkrimi:

Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bërë gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.

Në një enë të thellë përziejmë mirë 100 gram sheqer, bullgurin e imët si miell, një majë luge çaji kripë, vanilje dhe qumësht derisa të marre valë dhe të trashet duke e përzier vazhdimisht në mënyrë që mos të ngjisë.

Pas kësaj e heqim nga zjarri dhe e lëm mënjanë të ftohet ndërkohë që vazhdojmë me pjesën tjetër të përgatitjes së kremit.

Në një mikser elektrik rrahim vezët me 100 gram sheqer derisa të përftojmë një masë kremoze e cila ka dyfishuar masën e saj fillestare.

Kremin e përftuar e lëm mënjanë ndërkohë që tek rrahësja hedhim kremin me bullgurë të cilin e kemi në temperaturë ambienti dhe e rrahim për 5 – 10 minuta pas së cilave fillojmë I shtojmë pak nga pak kremin e vezëve të rrahura derisa të arrijmë një masë të njëjtë homogjene.

Mënjanë fillojmë shtrimin e petave, gjysmat e të cilave I vendosim një nga një në tepsinë ku do ti pjekim duke e spërkatur mirë çdo petë me gjalpë të shkrirë.

Në mes të tyre shtojmë kremin që përgatitëm më parë, kthejmë cepat e petëve nëse kanë dalë mbi tepsi (I kthejmë mbi kremin) dhe vazhdojmë shtrimin e pjesës tjetër të petëve duke ndjekur të njëjtën procedurë spikatjeje me gjalpin e shkrirë.

Në fund I fusim anët e petëve brenda që mos të digjen gjatë pjekjes, e presim me kujdes dhe derdhim mbi të gjithë sipërfaqen gjalpin e mbetur.

E pjekim në furrë të para ngrohur 160°C për 1 orë e 30 minuta pas të cilave sapo e nxjerrim nga furra hedhim në të shërbetin që e kemi në temperaturë ambienti.

E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që sherbeti të përthithet më së miri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*