Ingredientët:
- 1 pako pite
- 1 kg mish viçi (pjesë tuli)
- 1 kokërr qepë e madhe
- 4 thelbi hudhra
- 6 lugë gjelle vaj ulliri
- 5 lugë gjelle uthull
- 1 lugë çaji mjaltë me kanellë
- 1 lugë çaji rozmarinë
- 1 lugë çaji rigon
- ½ lugë çaji kripë
- 2 – 3 domate mesatare
- Sallatë sipas dëshirës
- 2 avokado të pjekura
- Tzatziki
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mishin, e presim në copa të vogla dhe e vendosim në një enë ku mbi të shtojmë qepën e prerë në feta të holla, hudhrat e grira, vajin e ullirit, mjaltin me kanellë, uthullën, kripën, rozmarinën dhe rigonin.
Pasi I kemi përzier mirë të gjitha I lëm mënjanë të mbuluara me një qese kuzhine për 30 – 45 minuta në mënyrë që të marinohen disi.
Pasi është përmbushur koha i skuqim të gjitha duke I përzier vazhdimisht (mishi mund të shpërbehet por nuk ka problem) derisa të skuqet dhe të përthithë lëngun e lëshuar.
Mënjanë presim domatet dhe avokadot me feta, përgatisim sallatën dhe fillojmë pjekim pitet në një thekëse ose në furre për 3 – 5 minuta.
Menjëherë kur pitja fillon të skuqet e marrim dhe fillojmë të ndërtojmë gjiron ku në fillim vendosim një shtrese tzaziki, me pas sallatën , domatet, avokadot dhe mishin, e spërkasim pak për kripë dhe e mbyllim me kujdes piten.
Sipas dëshirës mund ti shtojmë mustard ose ketchup në sipërfaqe.




